Momenti kur shqiptari i arratisur nga burgu grabit bankën në Greqi. Policia i gjen pistoleta dhe hanxharë(VIDEO)

0

 

I arratisur dhe pavarësisht se ishte në kërkim nga policia, shqiptari ka pasur guximin të grabisë një bankë.

Por aventuara e 42-vjeçarit, së bashku me një grek 58-vjeçar, ka përfunduar pasi të dy janë vënë në pranga ditën e djeshme në Peristeri, Athinë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet, ku tregohet momenti kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe armatosur dhe kryen grabitjen.

Nën kërcënimin e armës, ai detyron arkëtarin t’i japë të gjtha paratë që gjendeshin atu dhe më pas arratiset me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste.

Por arratia nuk zgjati shumë dhe dy grabitësit u lokalizuan dhe u prangosën. Shqiptarit iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro që grabiti dhe veshjet e përdorura, ndërsa grekut një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu