Humbin jetën 7 persona nga mpiksja e gjakut,pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

0

7 persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe nga mpiksje të pazakonta të gjakut, pas marrjes së vaksinës Oxford-AstraZenca, ka konfirmuar për BCC Agjencia Britanike e Medikamenteve (MHRA).

Ndërkohë që 30 persona, nga 18 milion të vaksinuar deri më 24 mars, kanë raportuar mpiksje gjaku.

Ende nuk është e qartë nëse këto raste të mpiksjes së gjakut janë thjesht rastësi apo efekt anësor i vaksinës.

MHRA thotë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik. Sidoqoftë, shqetësimi ka bërë vendet e tjera përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Kanadanë të kufizojnë përdorimin e vaksinës vetëm për të moshuarit.

Hetimet për të përcaktuar nëse AstraZeneca po shkakton mpiksje të rrallë gjaku vijojnë, ndërkohë që Agjencia Europiane e Barnave (EMA)  ka deklaruar se nuk ka prova që kjo është e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu