Mbledhja e Kryesisë së PD-së, zbardhet fjala e Kadillit: Ishe i destinuar të humbje, unë jam bartës i një projekti të ri

0

Nga Mbledhja e Kryesisë  Fatbardh  Kadilli:

Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen,për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës.Per një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti ti ndalosh.

Lufta për votën bëhet brenda sistemit.Kjo luftë do vazhdojë sa herë të këtë zgjedhje.

Në luftën per votën ke pasur më shumë sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit e tregojnë përvojat: ‘15 më mirë se ‘21, dhe këto dukshëm më mirë se ‘17, apo dhe më keq, nga ‘19..

Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën; kemi ekipin më te mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011; luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besushmërinë, më vërtetësinë dhe me vendosmërinë si tipare që ty të kanë munguar.

Je humbës i përsëritur prej defekteve personale!Humbja është e jotja,përgjegjësia e jotja.
Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik, karrieren dhe çdo gjë.

Nuk dhe shpresë nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por i  ndave. Kanë dalë më shumë parti nga PD në vitet që drejton ti se në 20 vietet para teje.

Drejtove cdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd.

E ndertove opoziten me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes.

Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik,mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjëhere një qasjes solide dhe strategjike.

Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin të ikte.

Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re. Nëse unë jam bartës i një projekti të ri ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu