Humbja në Ballsh, Çapja: Jo dramë për Elbasanin

0
Screenshot

Humbja në Ballsh rrëzoi Elbasanin nga froni i kryesueses, pikërisht një javë para mbylljes së këtij viti. Ish-futbollisti i njohur i verdhebluve, Hetlen Çapja, analizon atë sfidë të humbur, duke ia vënë fajin gabimeve të bëra, por që normalisht nuk e sheh si një dramë.

Çapja analizon edhe duelin e kësaj të mërkure mes Elbasanit dhe Tiranës. Si një ish-futbollist që i njeh mirë të dyja skuadrat, ai njeh mirë mentalitetin dhe rivalitetin mes tyre. Në fund, ai beson se është Elbasani ai që do t’ia dalë të marrë fitoren.

Në fund, ai ndalet edhe tek situata e vështirë e bardhebluve dhe, si ish-lojtar i tyre, nuk i vjen mirë për këtë situatë që po kalojnë. Ai e sheh problemin tek zgjedhjet që janë bërë në fillim të edicionit.