Atmosfera e fundvitit duket se ka përfshirë çdo cep të qytetit të Elbasanit. Jo vetëm shtëpitë dhe sheshet janë zbukuruar me drita festive, por edhe automjetet po kthehen në pjesë të kësaj magjie. Një i ri nga Elbasani ka zgjedhur të stolisë makinën e tij me drita shumëngjyrëshe të fundvitit, duke e shndërruar atë në një atraksion të veçantë në rrugët e qytetit.
Ky zbukurim kreativ ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë të automjeteve, të cilët nuk kanë hezituar të ndalojnë për të realizuar fotografi dhe për ta ndarë momentin në rrjete sociale. Një shembull i thjeshtë, por simbolik, se si fryma festive e fundvitit sjell buzëqeshje dhe ngjyra, duke e bërë qytetin më të gjallë dhe më të ngrohtë për të gjithë.





