Hyn i dehur dhe kërcënon me thikë policët brenda në komisariat, arrestohet 22-vjeçari

0

Kanosi me mjet të mprèhtë, për shkak të detyrës punonjësit e pôlicisë, vihet në pránga autori i dyshùar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 22 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me një mjet të mprehtë i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu