Hyn në fuqi vendimi, si do të konvertohen patentat shqiptare në Greqi

0

Sipas aktit më të fundit normativ të qeverisë greke, patentat shqiptarë për drejtimin e mjeteve do të njihen edhe nga shteti Helen. “Gazeta Shqiptare” publikon sot vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare në Greqi, i firmosur nga zëvendësministri i transporteve, Janis Kefalogiannis, ku ndër të tjera përcaktohen detajet e zbatimit të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellët të patentave midis Greqisë dhe Shqipërisë. Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi.

Konvertimi

Më konkretisht, akti normativ helen përcakton se si do të bëhet konvertimi i një patente që u lëshuar nga Republika e Shqipërisë, me një patentë të së njëjtës kategori të lëshuar nga Greqia. Leja e vlefshme e drejtimit që është lëshuar nga Republika e Shqipërisë, vlen në territorin grek deri në përfundimin e qëndrimit të ligjshëm të mbajtësit (të lejes) në Greqi. Mbajtësi i lejes së vlefshme të drejtimit që është lëshuar nga Republika e Shqipërisë, përderisa banon në Greqi, ka mundësi me qëllim që të drejtojë mjetin në territorin grek, të kërkojë konvertimin e kësaj lejeje me një leje greke, pa kaluar provimet teorike dhe testin e aftësive dhe të sjelljes. Për konvertimin, i interesuari paraqet në drejtorinë e transporteve të vendbanimit fillimisht një kërkesë-deklaratë përgjegjësie, ku deklaron: të dhënat e plota të adresës së banimit, numrin e niptit fiskal (AFM). Gjithashtu, në këtë kërkesë duhet të deklarojë se leja e drejtimit e lëshuar nga Republika e Shqipërisë është e vlefshme; se gjatë datës së lëshimit të patentës banonte në Shqipëri; se nuk posedon leje drejtimi greke apo të një vendi tjetër anëtar të BE-së apo vendi të tretë dhe nuk i është hequr (leja e drejtimit) nga çfarëdo autoriteti, se dëshiron shkrimin e grupit të gjakut në formularin e lejes së drejtimit dhe jep konsensusin që ajo të mbahet në arkivin e lejeve të drejtimit të ministrisë së transporteve. “Gjithashtu, i interesuari duhet të dorëzojë edhe një fotokopje të letërnjoftimit ose të pasaportës së vlefshme apo të librit personal të shëndetit; fotokopje të lejes së drejtimit të vlefshme të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, duke treguar edhe lejen e drejtimit origjinale; të paktën dy vërtetime të ekspertizës mjekësore, si dhe fotokopje të faturave të pagesës së mjekëve. Këto vërtetime pranohen nga shërbimi kompetent, përderisa dorëzohen brenda gjashtë muajve që nga lëshimi i tyre; Kërkesë për printimin e lejes së drejtimit greke; Të paktën 3 fotografi të kohëve të fundit, me format pasaporte, një prej të cilave dorëzohet në drejtorinë e transporteve dhe dy të tjerat tek mjekët që e vizitojnë”,-thuhet në aktin normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare helene. Ndërkohë emigrant shqiptar duhet të paraqesë edhe faturën e pagesës së shumës së caktuar për nxjerrjen fillestare të lejes së drejtimit të mjetit; faturën e pagesës së taksës së pullës dhe kontributit në favor të TSA, sipas kategorisë së lejes së drejtimit; faturën e pagesës së taksës për printimin e lejes së drejtimit të mjetit.

Verifikimi i dokumentacionit

Drejtoria e transporteve, pasi kontrollon dokumentet dhe konstaton se përmbushen kushtet ligjore, i jep të interesuarit leje drejtimi të mjetit grek, në varësi të kategorisë dhe sipas tabelave teknike të konvertimit që janë dakordësuar ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në lejen e drejtimit greke shkruhen kodet e domosdoshme që parashikon ligji. Drejtoria e transporteve, në rast se e konsideron të nevojshme, mund të kërkojë nga autoriteti kompetent i Republikës së Shqipërisë t’i ofrojë përmes postës elektronike, informacion lidhur me autencitetin dhe vlefshmërinë e lejes së drejtimit dhe të dhënave që përmban. Sakaq, po kjo drejtori mund të kërkojë nga i interesuari përkthimin në gjuhën greke të lejes së drejtimit që ka lëshuar Republika e Shqipërisë, përkthimi të bëhet nga ministria e jashtme apo një avokat, me shpenzimet e të interesuarit.

“Nëse leja e lëshuar nga Republika e Shqipërisë u humb, apo u vodh, u dëmtua apo u transformua në masë të tillë që të jetë e padallueshme, përveç sa më sipër, kërkohet edhe një shkresë zyrtare në gjuhën angleze nga autoriteti që ka lëshuar lejen, ku të përfshihen gjithë të dhënat e lejes dhe të poseduesit dhe të vërtetohet se kjo leje drejtimi është e vlefshme dhe se nuk po mbahet nga cilido autoritet i Republikës së Shqipërisë, për çfarëdo arsye. Kërkesa për dhënien e shkresës drejtohet nga drejtoria përkatëse e ministrisë së transporteve përmes postës elektronike”,-theksohet në vendim.

Drejtoria e transporteve, gjatë dhënies së lejeve te drejtimit greke, i merr lejet e drejtimit të lëshuara nga Republika e Shqipërisë dhe ia kthen autoritetit përkatës të Republikës së Shqipërisë, përmes misionit diplomatik apo konsullor të republikës së Shqipërisë në Greqi, bashkë me listën e lejeve të drejtimit në fjalë.

Dokumentacioni

Për konvertimin, i interesuari paraqet në drejtorinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu