Hyri në zyrën e Bashës duke çaluar e me krah të fashuar, zbulohet ç’i ka ndodhur Kryemadhit

0

Një ditë më parë ndërsa bëheshin ecejakje nga rezidenca e ambasadores Yuri Kim nëpër selitë apo zyrat e shefave të anëtarëve të Këshillit Politik, ra në sy kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ju bashkua takimit të Lulzim Bashës me Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin në selinë blu.

Ajo u filmua nga mediat me krah të fashuar, duke ecur çalë-çalë dhe duke iu fshehur kamerave e duke kërkuar të mos e filmonin. Dy javë më parë ajo u përfshi në një përplasje fizike me policët tek protesta e Teatrit Kombëtar.

Burime për Fax, bëjnë me dije se Kryemadhit i ka ndodhur një incident në banesën e saj teksa merrej me punët e shtëpisë, pasi i ka ikur këmba dhe ka rëshkitur e për pasojë ka dëmtuar kaviljen si dhe ka dëmtuar dorën e majtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu