I akullt përballë Macron/ Mediat komentojnë qëndrimin e Zelenskyt gjatë takimit me presidentin francez

0

Kjo foto po bën xhiron e rrjetit me shpejtësi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tenton t’i japë një përqafim presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por ky i fundit shfaqet shumë i akullt.

Momenti i çuditshëm u bë viral gjatë konferencës ku tre liderët e BE-së vizituan Kievin.

Por përse ky moment i ftohtë? Macron dënoi luftën barbare të Rusisë, por tha se i takon Ukrainës që të vendosë për lëshimet territoriale ndaj Moskës.

A ishte kjo arsyeja se pse Zelensky u zemërua?

Sipas Daily Mail, arsyeja e vërtetë lidhet me një deklaratë të Macron para disa ditësh. Presidenti francez tha se Rusia nuk duhet ‘poshtëruar’, ndërsa i bëri thirrje Ukrainës që të negociojë me Putinin.

Ky qëndrim i akullt i presidentit ukrainas është në kontrast të fortë me ngrohtësinë dhe entuziazmin me të cilin ai priti zyrtarët nga SHBA dhe Britania e Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu