NDODH SOT/ Për herë të parë Nuredin Dumani përballet në SPAK me Erion Alibej, a do zbërthehen dy “miqtë”?

0

TIRANË– SPAK po merr sërish në pyetje dy të penduarit e drejtësisë. Edhe pse Dumani është në gjendje jo të mirë shëndetësore, sërish ka shkaur në SPAK për të thënë atë që di. Bashkë me të, në pyetje po merret edhe Henrik Hoxhaj, i njohur si ushtari i tij. Por sot, gjithashtu ka ndodhur dhe ballafaqimi i parë mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, i cili dyshohet se e ka paguar dhe i ka dhënë një listë me emra për të eliminuar, pasi i dyshonte si të përfshirë në atentatin e të vëllait. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 30 dhjetor, ose ndryshe si masakra e Bradasheshit, ku u vranë tre persona, mes tyre dhe “Tarzani”, i njohur si Endrit Alibej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu