Ndaj shqiptarit kishte nisur një hetim pasi një 17-vjeçare gjermane e kishte denoncuar për përdhunim dhe ai tentoi “të mbyllte” çështjen duke i ofruar para policëve.
Një 25-vjeçat shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke në ishullin Kos pasi tentoi të korruptonte oficerët e policisë për një denoncim që kishte ndaj tij.
Sipas mediave greke, ndaj shqiptarit kishte nisur një hetim pasi një 17-vjeçare gjermane e kishte denoncuar për përdhunim dhe ai tentoi “të mbyllte” çështjen duke i ofruar para policëve.
Gjithçka ka nisur kur një 17-vjeçare gjermane është paraqitur në Departamentin e Sigurimit të Kos dhe ka denoncuar se është dhunuar nga 25-vjeçari. Ajo tha se ata u takuan në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe më pas këtë mëngjes, ata përfunduan në plazhin e ishullit.
Denoncimi rezultoi me zbulimin dhe arrestimin nga policia të 25-vjeçares, e cili mohoi akuzat, duke pretenduar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të, por me pëlqimin e saj.
Mirëpo, rasti nuk u ndal me kaq pasi shqiptari u kërkoi punonjësve të policisë që të “mbyllnin” çështjen, ta linin të shkonte dhe ai t’i gostiste me kafe ose të paktën t’u jepte atë që kërkonin!
Sigurisht që kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi ka rezultuar që ndaj 25-vjeçarit shqiptar të ngrihet një çështje jo vetëm për përdhunim, por edhe për ryshfet dhe i është referuar drejtësisë.