I arrestuari i pestë, kapet 20-vjeçari për trafik droge

0

Florjan Përbiba është 20-vjeçari i arrestuar nga Policia e Lezhës, i dyshuar për trafik droge, ndërsa më herët janë arrestuar dhe 4 bashkëpunëtorë të tij.

Nga hetimet dyshohet se Përbiba është bashkëautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen,  duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Vijon operacioni “Shkëmbimi”, shkon në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe ndalohet 20-vjeçari për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se  ky shtetas  është bashkëautor  me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen,  duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu