I bastiset shtëpia, arrestohet Vali Corleone

0

 

Personazhi i njohur për publikun nga Kosova, Vali Corleone është prangosur dje pasi fillimisht është bërë bastisja e shtëpisë së tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit Corleone është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, ka dhënë detaje se çka u gjetë në shtëpinë e tij.

“Arrestimi i tij ka ndodhur dje më datën 14, është bastisur shtëpia e tij. Është gjetur një armë automatike, 118 fishekë dhe substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë prej 2.9 gram”, tha Kadriu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu