Meta në konferencë : Shtetas me rekorde kriminale kanë vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë

0

Në një konferencë për shtyp nga selia e presidencës, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka denoncuar atë që ai e quan skandalin me vjedhjen e identiteteve në zonën e Korçës, kryesisht në Pustec ku jeton komuniteti pakicë kombëtare maqedonase.

Sipas tij, personave me rekorde kriminale po u jepet identiteti i personave të pastër ligjërisht.

Si Presidenti i Republikës jam në dijeni me disa fakte që përbëjnë vepra penale dhe që mund të ndikojnë apo të venë në rrezik integritetin apo vetë rezultatin e zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor që zhvillohet në datën 25 Prill.

Në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga komuniteti pakicës kombëtare maqedonase, persona me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, apo të përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe të ndjekur ndërkombëtarisht, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi nga autoritetet vendore. Jo me të dhënat e tyre por duke përdorur ato të personave të tjerë që nuk kanë probleme me ligjin. Pra, duke vjedhur të dhënat e tyre.

Pra, shtetas të huaj apo shqiptarë janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuar nga gjendja civile shqiptare duke vjedhur identitetet e shtetasve shqiptarë me nënshtetësi maqedonase pa dijeni e tyre“, u shpreh ndër të tjera Meta.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu