Një i burgosur gjendet i varur në qelinë e burgut të Peqinit. I burgosuri, është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai është identifikuar si Gjergji Selimi.
Nga informacionet e para flitet se i burgosuri mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Mësohet se ai ishte dënuar për vrasje dhe nga 20 vite burg atij i kishin ngelur edhe dy vite për të përfunduar dënimin.
Grupi hetimor pritet të hedhë dritë në këtë ngjarje.