I dënuar 24 vite burg/ Shqiptari i shumëkërkuar kapet në parcelën me 1000 rrënjë kanabis

0

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për kultivim të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua nga Guardia di Finanza e Katanias së bashku me një 30-vjeçar italian ndërsa po ujitnin një parcelë me 1 mijë bimë kanabis.

Parcela me drogë u zbulua në afërsi të komunës Scordia. Pas identifikimit, rezultoi se shqiptari 47-vjeçar ishte një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar nga Gjykata e Napolit me 24 vite burg për “tentativë vrasje e trafik lëndësh narkotike”.

Nga policia italiane vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu