ELBASAN- Një 50-vjeçar i dënuar në Itali me shtatë vjet burg për krime kundër personit dhe krime seksuale është arrestuar në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për Zamir Halili, 50 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.
Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.