I dënuar për vrasje, arrestohet i riu shqiptar në Zakynthos. Policia aksion 3 ditor në ishullin grek, ja çfarë u zbulua

0

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin Zakynthos, i cili rezulton të jetë i dënuar për vrasje para disa vitesh. Mësohet se i riu ishte dënuar 8 vjet e 6 muaj burg, ndërkohë që gjatë arrestimit ai u kap me një pistoletë, fishekë dhe një thikë.

Përveç shqiptarit, policia arrestoi dhe tre persona të tjerë që ishin me të, një 36-vjeçar dhe dy vajza të moshës 23 dhe 26 vjeç për posedim dhe trafik droge. Siç shihet në videon e publikuar nga Policia greke, në rrënjën e një peme në zonën Kalamaki të Zakynthos, brenda një kavanozi u gjetën sasi kokaine.

Në operacionin treditor të organizuar nga Sigurimi i Atikës, nga e premtja e kaluar deri të dielën, me pjesëmarrjen e punonjësve të policisë së Prokurorisë së Narkotikëve, Departamentit të Zhvatjes, Departamentit të Vrasjeve, OPKE, si dhe autoriteteve lokale të policisë, janë kryer 43 kontrolle. Gjatë aksionit në fjalë janë sekuestruar sasi të drogave të ndryshme, armë e municione e para, që ishin siguruar nga aktiviteti i paligjshëm.

foto galeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu