I dha fund jetës në qelinë e burgut të Peqinit, zbulohet kërkesa pak çaste para se të ndërmerrte aktin e rëndë Gjergji Selimi

0

 

Një i burgosur i dha fund jetës në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin ditën e djeshme, duke u vetëvarur. I dënuari ishte Gjergji Selimi, person të cilit i kishin mbetur dhe vetëm dy vite burg, pasi ishte gjetur fajtor për akuzën e vrasjes.

Avokati Kujtim Cakrani shprehet se përpara se të kryente vetëvrasje, i ndjeri i kishte kërkuar të takoheshin për t’i thënë diçka të rëndësishme.

Në pamundësi për të shkuar ditën e djeshme, avokati e kishte lënë të takohej sot me të. Por i burgosuri Gjergj Selimi, i dha fund jetës në qeli duke e marrë me vete brengën dhe shqetësimin që e mundonte dhe që kishte në plan ta ndante me avokatin.

Kujtojmë se kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit, ndaj të cilit gjykata kishte dhënë një dënim prej 20 vitesh.

Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur dhe një hetim për shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëflijimit, ndërkohë do të pyeten dhe shokët e qelisë nëse Selimi kishte pasur më herët shqetësime që lidhen me depresionin.

Postimi i plotë i Kujtim Cakranit në facebook: Dje në ambientet e Burgut Sigurisë lartë IEVP Peqin, i dënuari Gjergji Selimi, kryeu aktin e “vetëvarjes” (sipas autoriteteve)!?

Të ndjerin përveç se e kisha shok por isha edhe përfaqësuesi tij ligjor. Gjergji Selimaj kishte vuajtur plot 18 vite burg dhe i kishin mbetur akoma dhe 2 (dy) vite.

Pa asnjë dyshim për këtë akt vetëvrasje ka përgjegjësi gjyqtarja e Gjykatës Elbasan e cila vetëm 1 (një) muaj më parë refuzoi të shqyrtonte kërkesën e tij të bazuar në ligj për lirimin me kushtë!?

Kjo gjyqtare është e akuzuara e parë që me vendimin e saj çoi të ndjerin Gjergji Selimaj në vetëvrasje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu