Bora e parë në Kosovë “zbukuron” Brezovicën, Prevallën, Rugovën dhe Dragashin

0

Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit që disa javë, mëngjesi i sotëm në Kosovë i gjeti disa vende të mbuluar nga shtresat e para të borës.

Telegrafi do ju sjell disa pamje nga Brezovica, Prevalla, Rugova dhe zona e Dragashit, ku bora tashmë ka mbuluar këto anë të Kosovës.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore, raporton Telegraf.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatare deri e fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu