Një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për plagosje është arrestuar në Londër e ndaj tij ka nisur procedura e ekstradimit.
Në dokumentet e gjykatës së ekstradimeve, thuhet se është arrestuar Ledio Hysa. Gjykatës iu tha se ndaj Hysës, 29 vjeç, është lëshuar një urdhër-arresti në vitin 2018 nga një gjykatë shqiptare.
I riu u arrestua në një qytet të Anglisë, të cilin e kishte përdorur si vendfsheje. Ai akuzohet se në 9 Qershor 2018 qëlloi me armë nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa.
Në urdhër-arrestin ndërkombëtar thuhet se kjo ngjarje kriminale ka ndodhur në liqenin Seferan në Belsh qarku Elbasan.
Seanca e radhës në ngarkim të Ledio Hysës do të mbahet në 9 Gusht 2023.