Një çift të moshuarish nga Elbasani kanë denoncuar një rast të paprecedent të kompanisë së fluturimeve “Air Albania”. Ndonëse e kishin rezervuar biletën e udhëtimit për në Itali dy muaj më herët, ditën që janë paraqitur në aeroport janë hasur me një surprizë të pakëndshme, teksa e kanë parë veten pas dyerve të aeroportit. Fatmire Çoku pretendon se vëndi i tyre i është shitur në moment të fundit personave që kanë paguar më shumë.E sëmurë 70 vjeçarja thotë se ka pësuar një situatë stresuese.Ajo humbi rezervimin që kishte kryer me mjekët italianë, pasi shkonte në Itali për konsulta mjekësore. Gruaja ndan me ne intenerarin dhe shqetësimin që kaluan prej kompanisë së fluturimit.
Edhe pse e humbi rezervimin me mjekët italianë çifti i të moshuarve shkuan pas një jave në Itali, por edhe pse bileta ishte vajtje-ardhje nga kompania nuk kishte siguri se do të ktheheshin në datën e caktuar.E shqetësuar se mos humbiste ditën e operacionit në Shqipëri të moshuarit presin një tjetër biletë kthimi.
Bashkëshorti i Fatmirës, Z.Rasim shprehet i indinjuar me mos korrektesën e kompanisë së fluturimit ,ndërsa thotë se nuk është kompesuar për dëmin monetar dhe moral që u përball.
Për një çift në pension sorollatje të tilla kanë kosto financiare, por edhe morale.
InfoWeb Media