I mbuluar me batanije, 17-vjeçari i shtrirë në trotuar, INFOWeb/ MEDIA sjell pamjet nga vendngjarja (Video)

0

INFOWeb/ MEDIA – ka siguruar pamjet e para nga vendi i tragjedisë në Klos ku u vra me armë zjarri një 17-vjeçar. Viktima është identifikuar si Danjel Hasula.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën e mitur të mbuluar me batanije në trotuar.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se njëri prej të plagosurve është babai i viktimës.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin.

Mësohet se autori i vrasjes është një person nga fisi Mjeshtri në Klos. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu