Detaje nga vrasja në Klos, del emri i 17-vjeçarit të vrarë dhe autorit të dyshuar (Video+Emrat)

0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Klosin ditën e sotme, ku ka humbur jetën një 17-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.

Gazetari Neki Feta sjell pamje dhe bën me dije për INFOWeb/ MEDIA, se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktima është identifikuar si Danjel Hasula, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet se është Fiqiri Mjeshtri.

Siç shihet edhe në foto trupi i viktimës është ende në vendin e ngjarjes, i mbuluar me një batanijë.

Bëhet me dije se viktima dhe të plagosurit kanë qenë në një lokal dhe janë qëlluar në momentin që kanë dalë, teksa qëndronin në trotuar.

Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, ku kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njeri-tjetrin prej kohësh.

Nuk dihet nëse 17-vjeçari ka qenë shënjestër e autorëve. / INFOWeb/ MEDIA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu