I mohoet e drejta e votës 27 706 qytetarëve, ja cila është arsyeja

0

 

Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, një nga pyetjet që ngrihet në këto kohë pandemie, por që tashmë e ka një përgjigje, është se a do të votojnë të prekurit me Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se është vendosur që të gjithë personat që rezultojnë të prekur me koronavirus nuk do të mund të votojnë.

“Tashmë është vendosur nga KQZ dhe fakti që kush është i prekur me Covid nuk shkon dot, pasi praktikisht rrezikon të tjerët që janë përreth.

Ndërkohë, ISHP po përgatit një protokoll me masat e sigurisë që duhet te jenë kur të votohet. Protokollet që do ketë çdo qendër votimi, distancat etj”, tha Manastirliu.

Nëse shohim të dhënat e publikuara nga ISHP shihet se në Shqipëri rezultojnë gjithëse 129 732 të prekur nga Covidi që prej fillimit të pandemisë, duke i zbritur shifrën prej 102 026 personash të shëruar, zbulojmë se numëi i rasteve aktive në vend është 27 706.

Pra janë plot 27 706 qytetarë të cilëve u mohet e drejta e votës nga kushtet e situatës ku po jetojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu