I mori jetën shokut të dhomës, Britania nuk dëbon vrasësin shqiptar

0

Një vrasës shqiptar i ka shpëtuar dëbimit nga Britania për në Shqipëri, pasi autoritetet pretendojnë se ai mund të dëmtojë persona të tjerë në atdheun e tij.

Astrit Mija vrau shokun e tij të dhomës, Arben Basha në vitin 2003 vetëm 4 vite pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe. Mija kishte mashtruar autoritetet britanike duke u regjistruar si refugjat kosovar.

Për vrasjen e kryer, Mija ka bërë 17 vite burg. Në një situatë normale ai do të deportohej në Shqipëri pasi të kishte përfunduar dënimin, shkruan Daily Mail.

Por një gjykatës i emigracionit vendosi kundër deportimit të Mijës, pasi ai mund të ishte i rrezikshëm për të tjerët pavarësisht kujdesit falas psikiatrik në spitalet shqiptare.

Gjykatësja Anna-Rose Landes tha se Mija nuk kishte mbështetjen e familjes në Shqipëri çka do të bënte që ai të mos merrte ilaçet e nevojshme. Diçka e tillë do ta bënte atë të rrezikshëm për veten dhe të tjerët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu