Kandidatët e FBI-së shqiptare i nënshtrohen Vettingut

0

Sot nis Vettingu për 39 kandidatët që duan të bëhen pjesë e FBI-së shqiptare, Byroja Kombëtare e Hetimit.
Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Aplikantët kishin afat deri më dy dhjetor për të dorëzuar deklaratën e pasurisë, të plotësuar.

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu