I moshuari shqiptar i vjedh gjithçka në plazh vajzës së sëmurë! Ajo publikon videon në TikTok dhe tregon hajdutin

0

Ajo quhet Marinela Marku së cilës i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda. Ajo ishte duke notuar në det kur hajduti i ka përlarë gjithçka që kishte.

Një vajzë e sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) është grabitur në një nga plazhet shqiptare.

“Kam humbur gjithçka, më ndihmoni të gjej hajdutin”, shkruan vajza në rrjetet sociale.

Ajo quhet Marinela Marku së cilës i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda. Ajo ishte duke notuar në det kur hajduti i ka përlarë gjithçka që kishte.

Marinela tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit.Më pas ajo ka bërë denoncimin dhe disa persona i kanë gjetur çantën e shpinës, por pa asgjë brenda. Ajo ka humbur edhe pajisjet elektronike Apple që kishte marrë me vete, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë, policia përmes kamerave të vëzhgimit ka identifikuar hajdutin. Por ende nuk e kanë gjetur.

Videoja e saj mblodhi mbi një milion shikime në Tiktok. Ajo thotë se stërvitet në palestër, ndjek universitetin, por kryesisht punon dhe udhëton. Ndërsa merret edhe me rrjetet sociale.

Në videon ku shfaqet fotoja e hajdutit të dyshuar, Marinela tregon edhe emrin e tij, Ibrahim Sabaudini, moshën e tij si dhe vendin ku mund të jetë. Por mbi të gjitha kërkon ndihmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu