I nguli thikën në shpatull 51 vjeçarit, policia ‘i vihet pas’ autorit në Maliq

0

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. F., 39 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), në bllokun nr. 1, Maliq, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në shpatull, shtetasin A. Sh., 51 vjeç, banues në Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu