Një episod i trishtë është shënuar sot në kryeqytet, te “rruga e Kavajës”. Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’.
Një kalimtar ka dhunuar fizikisht një grua që lypte në trotuar. E dhunuara ishte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur kur është sulmuar nga kalimtari, i cili e ka bërë për spital.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin e dhunshëm. Fill pas kësaj ata njoftuan policinë dhe ambulancën, e cila transportoi nënën e dy fëmijëve në spital.