I plasi granata në dorë/ Çfarë thonë banorët e zonës për vdekjen misterioze të Erion Rexhepit

0

Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme në dritë për vdekjen e 27-vjeçarit Erion Rexhepi.

Rexhepi i përket komunitetit rom në zonën e Cërrikut. Rexhepi, mblidhte hekura e sende të ndryshme metalike, nëpër kazanat e plehrave dhe në shtëpia të ndryshme të zonës.

Personat e fundit që e kishin parë viktimën, i kanë thënë policisë së Cërrikut se Rexhepi kishte gjetur një granatë dhe e mbante në dorë. Paraprakisht, lënda shpërthyese që besohet se i ka marë jetën 27-vjeçarit, dyshohet se është një granatë dore.

Të riut i ka plasur në dorë, pasi ka shumë mundësi të ketë aktivizuar kapsollin. 27-vjeçari ka ndëruar jetë në vend. Ndërsa për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku dhe ka lauar i riu që besohet se mbante në dorë dhe grantën.

“E kemi këtu në lagje, ishte cun i mirë. Tani nuk e di çfarë i ka ndodhur. Ka familje me dy a tre fëmijë se di mirë. Njihej si person i qetë, nuk di që të kete biznese.”- tha një banor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu