Me 3 fëmijë, pa shtëpi dhe pa mbështetje, nëna nga Elbasani apelon për ndihmë

0

Kimete Salliu nga lagjja fushembret në Elbasan është një grua e divorcuar me tre fëmijë. Ajo Jeton në gjendje të mjerueshme dhe kushte tejet të vështira ekonomike. Jetesa për të është shumë e keqe dhe shumë e rëndë,më tepër në këto ditë të ftohta që jemi duke kaluar. Por si të mos mjaftonte kjo çdo ditë ajo jeton me ankthin se pronari i banesës me qira do ta nxjerrë në rrugë pasi nuk ka mundësi ta paguaje dot atë.
E vetmja mundësi për të deri më tani kanë qenë banorët që e kanë ndihmuar me ushqime dhe veshmbathje. Edhe pse rasti i saj eshte bere goxha mediatik deri me tani ajo nuk ka gjetur zgjidhje. E vetmja gjë që 34-vjecarja kërkon është një banesë ku të strehotet bashkë me të vegjlit e saj.
Siç duket edhe nga pamjet, Kimete Salliu, jeton në kushte tejet të vështira ekonomike dhe çdo ndihmë sado e vogël do ishte e mjaftueshme që të kalonte si të gjithë këto ditë festive të fundvitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu