I ra suvaja mbi shpinë gjatë shfaqjes, aktori: Falë Zotit që nuk kisha vajzën afër

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku ka rënë suvaja e një prej ndërtesave ku po mbahej një shfaqje nga aktorë të qytetit. Suvaja ka rënë mbi shpinën e njërit prej aktorëve, Nikolin Ferketës, duke bërë që të ketë disa dëmtime, pavarësisht se sipërore.

Ai u shpreh se falenderonte Zotin që nuk i ra në kokë dhe që nuk e kishte vajzën pranë, ndërkohë që i ka kërkuar shtetit që të ndërmarrë masa që ngjarje të tilla mos të ndodhin më në të ardhmen.

“Incidenti që ndodhi sot, shyqyr që ndodhi pas shfaqjes, rënia e suvatimit , them faleminderit zotit që shpëtova me kaq se nuk më ra në kokë por në shpinë. Them falë Zotit që nuk e kisha vajzën afër, porgjithsesi unë dua të them që shteti duhet të marri masa. Se larg qoftë mund të humbin edhe jetë njerëzish brenda sekondash”- u shpreh aktori.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu