I renditur i 23-ti në listë, kush është kandidati që thyen listën e Ramës dhe hyn në Kuvend

0

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën i renditur i 23-ti në listë, Fatmir Xhafa, ka mundur të thyej herësin me anë të votave personale dhe të sigurojë një vend në Kuvendin e ardhshëm të republikës.

Xhafaj ka arritur të mbledh 12751 vota preferenciale duke thyer herësin prej 12602 votash.

Xhafaj pritet të marrë vendin e kandidatit në listë me numrin më të vogël të votave të cilin aktualisht nuk mund ta përcaktojmë pasi gara është ende e hapur.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi, ai i cili arriti të thyente herësin dhe të siguronte mandatin e deputetit.

Si rezultat i përllogaritjeve kandidati në vend të sigurt i cili nuk nuk merr mandatin e deputetit nga demokratët në Elbasan është Eugen Isaj.

Një tjetër kandidat që është në prag të thyerjkes së listës Rama në Tiranë është Orlando Rakipi, i cili ka siguruar 11 857 vota nga 12602 që nevojiten.

Me shumë gjasa Rakipi do të jetë deputet në parlamentin e ardhshëm pasi kur kanë mbetur për tu numëruar dhe 326 kuti votimi, i nevojiten 745 vota për të thyer herësin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu