Shkodër- Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Hot i ri” në aksin Shkodër – Mes.
Një 18-vjeçar është përplasur me shtyllën duke drejtuar motomjetin e tij dhe si pasojë është dëmtuar.
I riu është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.