Shpallet në kërkim Hajdar Bako, Apeli vendos ta rikthejë në qeli për 3.5 vite burg

0

Në 8 qershor 2022 gjyqtari i vetëm i Apelit Durrës, Florian Kalaja, ka vendosur të prishë vendimin e gjyqtarit të Elbasanit, Taulant Tafa, përmes të cilit kërkohej rifillimi nga e para i shërbimit të provës.

Policia kriminale e Elbasanit, ka shpallur zyrtarisht në kërkim Hajdar Bakon, ose siç njihet ndryshe në qytet si “Dari i Dubait”, pasi ka për të vuajtur një dënim të vendosur nga Apeli i Durrësit për plagosje me armë zjarri. Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se për ngjarjen e ndodhur u sekuestruan 16 gëzhoja pistolet, ndërsa edhe vetë Bako mbeti i plagosur në këmbë. Po ashtu, të lënduar mbetën edhe Klevis Gjini, Hajdar Bako e Emiljano Xhini.

Në 8 qershor 2022 gjyqtari i vetëm i Apelit Durrës, Florian Kalaja, ka vendosur të prishë vendimin e gjyqtarit të Elbasanit, Taulant Tafa, përmes të cilit kërkohej rifillimi nga e para i shërbimit të provës.

Prokurori ka pretenduar se i dënuari Hajdar Bako, nuk ka vullnet për të ekzekutuar dënimin alternativ pasi nga viti 2017 deri në vitin 2022 ka qëndruar në Shqipëri vetëm 11 muaj, ndaj dhe dënimin do ta shlyejë pas hekurave të burgut.

I shpalluri në kërkim dhe vëllezërit e tij, Ervini dhe Francis Bako  së fundmi u përmendën edhe në dëshminë e dhënë në SPAK nga Nuredin Dumani, i cili ekspozon si financues, për vrasjen e Arjan Spahisë në Belgjikë, ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh dhe planet për të vrarë Erion Alibejn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu