I riu plagos rëndë 34-vjeçarin

0

Një sherr me thika ka ndodhur sëfundmi në Kuçovë, ku një 34-vjeçar me inicialet F.K, ka mbetur i plagosur rëndë . Lidhur me këtë, policia ka arrestuar si autor të dyshuar 21-vjeçarin R.B.

Informacion paraprak:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu