I riu plagoset në ambientet e lokalit, 29-vjeçari gotitet disa herë me thikë (Emri)

0

Një i ri raportohet se është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali dhe bëhet e ditur se personi është goditur disa herë me thikë.

Lokali ku ndodhi plagosja ne Sarande
 
Infowebtv mëson se personi i plagosur është Dino Majko 29-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital. Ndërkohë e gjitha skena ka ndodhur në sy të klientëve të lokalit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plagosjes dhe kapjen e autorit, i cili është identifikuar me inicialet E.A.

Sarandë/Informacion paraprak

Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu