LAJM I FUNDIT/ Plas sherri në club-in e natës, plagoset një person

0

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një club nate në qytetin bregdetar të Sarandës. Paraprakisht raportohet se ambienti ku ka ndodhur plagosja me thikë ka qenë i mbushur me klientë që janë shokuar kur kanë parë sherrin. I plagosuri nuk është identifikuar ende dhe rrethanat janë të paqarta.

Mësohet se ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku për të cilin ka nisur sherri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu