Noka: Kogresi i PS tregoi që pushtetit po i vjen fundi, Rama nuk e kontrollon dot PD-në

0

Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se kongresi i sotëm i PS-së tregoi që pushteti ka rënë në duart e drogës dhe krimit. Me anë të një postimi në Facebook, Noka shkruan se Rilindja ka hyrë në agoni dhe se sot nuk ka folur fare për krizën ekonomike që ka pllakosur vendin. Gjithashtu Noka shkruan se shqetësimi i vetëm që ka Rama është se nuk kontrollon dot Partinë Demokratike.

Postimi i Plotë:

Kongresi i sotem i PS tregoi qe pushtetit te droges , te krimit dhe korrupsionit po i vjen fundi. Rilindja ka hyre ne agoni. Asnje diskutim per krizen e rende ekonomike qe ka pllakosur vendin dhe po rrenon shqiptaret Asnje fjale per te ringjallur ekonomine. Edi Rama nuk foli asnje fjale per rritje rrogash e pensionesh, asnje fjale ulje taksash apo heqje akcizash , asnje fjale per te lehtesuar barren shoqerise shqiptare. Në vend qe te jepte shprese dhe optimizem , Edi Rama bente sikur po i pralajmeronte me tundje prangash bashkëpunëtorët e tij me shpresen se do te ngopte shqiptarët me lugën bosh. I tmerruar ngaqe korrupsioni i tij dhe bandes qe drejton qe po kuterbon dynjane, Edi Rama kerciti dhembet drejtesise për të treguar se ai është i paprekshem..

Shqetesim i vetem qe Edi Rama kishte ishte PD qe tashme se komandon dhe kontrollon dot. Dukej i tmerruar qe PD po bashkohet , qe po ringrihet ..dhe i pashprese per perballje kerciste dhembet duke siluruar PD dhe opozitën. Edi Rama sot kerkoi qe drejtësia ti sherbente si kamzhik politik per kundershtaret me qelimin për të shpëtuar ai vet nga fundi i tij i pashmangshem para drejtesise si kryeministri më i korruptuar i Europës. Edi Rama tentoi te paralajmeronte edhe skenare destabiliteti vetem e vetem te shpetonte lekuren e tij .. Opozita dhe Partia Demokratike kanë vetëm 1 detyrë: të bashkohen, te ringrihen për të shkurtuar jetën e regjimit më të korruptuar në këto 30 vjet. Kjo dite e shumepritur per shqiptaret po vjen…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu