I sëmurë në burg,Alexei Navalny kërkon ilaçe për qetësimin e dhimbjeve

0

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny  ka kërkuar ndihmë për marrjen e ilaçeve për qetësim të dhimbjeve akute në këmbë.

Navalny u dënua muajin e kaluar me 2.5 vjet burg me akuzat që ai i përshkruan si të motivuara politikisht.

Ai u arrestua ndërsa po kthehej në Rusi nga Gjermania në janar ku ishte duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent neurotoksik, sipas mjekëve.

Politikani 44-vjeçar i opozitës ka deklaruar në një deklaratë se kërkesa e tij për trajtim mjekësor është refuzuar dhe se një roje e zgjon atë çdo orë gjatë natës në mënyrë që të përkeqësohet shëndeti i tij.

Anëtarët e një Komiteti Publik të Monitorimit Publi, një organ gjysmë zyrtar me qasje në burgjet ruse  vizituan të premten Navalny në burgun ku ai po mbahet, 100 kilometra në lindje të Moskës.

“Nga biseda me Navalny u informuam se ai ka një dhimbje në këmbë dhe na kërkoi ndihmë për të marrë injeksione të ilaçit Diclofenac i cili zvogëlon dhimbjen. ” tha Vyacheslav Kulikov, kreu i komisionit , në një deklaratë.

Diklofenak është ilaç që zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen dhe përdoret për të trajtuar probleme të kyçeve, muskujve dhe kockave, sipas informacionit nga faqja e internetit e Sistemit Shëndetësor Kombëtar Britanik. Navalny ka thënë se i vetmi trajtim që merr është dy pilula Ibuprofen në ditë dhe se diagnoza nuk është e qartë.

Komiteti nuk specifikoi nëse Navalny mori ilaçe kundër dhimbjes që ai kërkoi. “Ne kemi siguruar që kërkesa e tij është regjistruar zyrtarisht,” tha Kulikov.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu