Robert Berisha duhet të durojë Tunën dhe nuk heziton ta pranojë

0

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të bijën, Renee, pavarësisht se është i divorcuar nga nëna e saj, Nora Istrefi.

Mirëpo, së fundmi, Roberti ka treguar disa të fshehta rreth vogëlushes, duke u ndalur edhe te preferencat muzikore.

Ai i habiti të gjithë teksa tha se në kohën e lirë Renee dëgjon këngët e Tunës.

“Ti ca bën, e dëgjon me të?”, u pyet këngëtari dhe përgjigjja e tij ishte pozitive.

Ai e vlerësoi albumin e ri të Tunës, duke u shprehur se muzikën e mirë e ka dëgjuar gjithmonë.  “Muzikën e mirë e dëgjoj dhe kam thënë që ai album ka qenë shumë i mirë”, tha Roberti.

Kujtojmë që, Roberti dhe Patrisi nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe shkaku mendohej të ishte Tuna. Kjo pasi marrëdhëniet e Robertit dhe Norës me këngëtaren nuk ishin aspak të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu