I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Spanjë 31-vjeçari shqiptar

0

Një shtetas shqiptarë i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash është arrestuar nga Policia në Spanjë.

31-vjeçari me iniciale A.Z është ndaluar nga policia teksa ishte duke udhëtuar si pasagjer në një automjet, që sipas raportimeve po kryente veprime të dyshimta sapo ka parë patrullën e policisë.

Automjeti është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit është konstatuar se shqiptari (pasagjer në mjet) kishte një kartë identiteti false greke.

Për këtë arsye ai është vënë në pranga.

Pas përpjekjeve të kryera me Korpusin e Policisë Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra, u bë i mundur identifikimi i të arrestuarit si K. B, 31 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe me identitetin e tij të vërtetë u vërtetua se një urdhër arresti ishte ndaj tij nga gjykatat hetuese të Torrox në Málaga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu