I shpërthen lënda plasëse në dorë, humb jetën 27 vjeçari në Cërrik

0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Cërrik dhe si pasojë një 27-vjeçar ka humbur jetën.

Shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë.

“Dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu