Këta janë dy minatorët e rinj që humbën jetën sot në galeri për të rritur fëmijët e mitur

0

Një tragjedi ndodhi sot në minierën e Lajthizës në Tropojë ku humbën jetën 2 minatorë.

Personat që po shikoni në foto janë Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, të dy minatorët që humbën jetën sot pas shembjes së galerisë së kromit në Lajthizë të Tropojës.

Të dy ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre, kur galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë. Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për më shumë orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë. Minatorët lanë pas fëmijët e tyre, Dautaj dy, ndërsa Zhutaj, tre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu