I vëllai e mbante, babai i nguli 7 herë thikën. Gjykata merr vendimi për dy shqiptarët që therën 26-vjeçarin. Dëshmia e nënës zbulon ngjarjen makabër në familje (Detaje)

0

Ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Heraklon-it babai dhe i biri i tij, për tu njohur me masën e sigurisë, për krimin monstruozë të kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndaj djalit 26 –vjeç në ishullin e Kretës.

Mësohet se babai 55- vjeç e goditi djalin e tij 26-vjeç, shtatë herë me thikë mbrëmjen e Krishtlindjeve, i cili ky i fundit ndërroi jetë mëngjesin e ditës së dielës në spitalin Venizelio

Sipas informacioneve që qarkullojnë më mediat greke, dyshohet se djali i vogël 24 vjeçar e mbajti vëllain e tij dy vite më të madh, kurse babai e godiste me thikë. Pavarësisht se para trupit gjykues të dy atë e bir janë shfaqur të penduar për ngjarjen, sërish Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit.

Nga të dhënat mediat fqinje bëjnë të ditur se në fillim e gjithë familja u përpoq ta fshihte ngjarjen e rëndë, duke thënë se i biri ishte goditur nga një i panjohur. Por më pas nëna dhe djali i vogël filluan të zbulonin se çfarë kishte ndodhur realisht. 24-vjeçari u paraqit para Gjykatës në një gjendje shumë të rënduar psikologjike, madje mohoi që të kishte marrë pjesë në plagosjen e vëllai, që më pas i mori edhe jetën.

Dëshmia e nënës

Nëna para autoriteteve ka thënë se dita e Krishtlindjeve filloi bukur për familjen, me ushqime dhe pije, dhe bashkë me ta po festonte edhe djali i madh. Por pasditen e ditës së Krishtlindjeve kishte mbërritur e dashura e vëllait më të vogël dhe babai shqiptar i kishte kërkuar 26-vjeçarit që ta linte vëllain e tij të vogël të zgjidhte muzikën në laptop.

26-vjeçari dyshohet se reagoi ashpër dhe u largua nga shtëpia, ku i vogli e ndoqi dhe ata u goditën me grushta, ku u përfshi më pas edhe babai.

Sipas nënës, në një moment djali i vogël hyri në shtëpi për t’u larë dhe më pas ajo kuptoi se babai dhe djali i madh kishin bërë diçka. Më pas ajo ishte afruar dhje kishte parë se djali i saj i madh ishte plagosur.

“Unë isha në mbrojtje”, tha 55-vjeçari, ndërsa shprehej i penduar në Gjykatë.

Sipas avokatit të mbrojtjes, 55-vjeçari ishte në mbrojtje pasi djali i tij ishte ai që mbante thikën. Në fakt, 26-vjeçari kishte sjellje të çuditshme, pasi siç përmendet edhe në dëshmi, ai ishte nën ndikimin e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu