I ‘verbuar’ nga homofobia, fqinji djeg për së gjalli mjekun homoseksual

0

Një mjek homoseksual është djegur i gjallë në banesën e tij në Letoni. Sipas mediave vendase  29-vjeçari Normunds Kindzulis, është djegur nga fqinji i tij. Vënia e zjarrit nga ana e fqinjit mendohet se ka ndodhur për shkak të një sherri të mëparshëm.

Autopsia e trupit të djegur të mjekut ka treguar se ai kishte pësuar një djegie deri në 85% të trupit. Ndërkohë që Shoqata e Organizatorëve të Krenarisë Evropiane, (EPOA) i ka kërkuar policisë që ky lloj sulmi të cilësohet si një krim homofobik i urrejtjes.

“Normunds Kindzulis, një viktimë e sulmit homofobik të zjarrvënies në Letoni javën e kaluar, u është nënshtruar plagëve të tij. Ngushëllimet tona më të thella partnerit dhe familjes së tij dhe gjithë komunitetit tonë në Letoni“, shkruan EPOA