I riu transporton trupin e vdekur të nënës së tij me motor

0

Një burrë nga India ka transportuar kufomën e nënës së tij për në destinacionin e fundit me motor, pasi shëndetësia në vend është në kolaps dhe ka mungesë të ambulancave.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Narendra Chenchu ka mbajtur trupin e nënës së tij mes tij dhe kunatit për 9 milje.

Nëna e tij e cila ishte rreth të 50-ve rezultoi pozitive me Covid-19 vetëm disa orë para se të vdiste rrugës për në spital.

Vala e dytë e pandemisë ka shkaktuar ‘dëme’ në Indi javëve të fundit, derisa New Delhi raporton një viktimë si pasojë e COVID-19 çdo katër minuta.

Si rrjedhojë, është raportuar për një mungesë të madhe të autoambulancave, duke i detyruar vendasit të gjejnë mjetet e tyre të transportit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu