I vodhën medaljen e kampionit gjatë festimeve, apeli i Piolit: Ma ktheni se vetëm një kam

0

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë festimeve të Milanit në fushën e Sassuolos.

Trajnerit të kuqezinjve, Stefano Pioli, i vodhën medaljen e kampionit, që sapo e kishte marrë në ceremoninë e organizuar nga Liga e Serisë A.

“Më kanë marrë medaljen gjatë festimeve. U them mediave që të bëjnë apel të ma kthejnë sepse vetëm atë kam”, tha Pioli për “La Repubblica”.

E menjëhershme përgjigja e Ligës: “Mister Pioli, medaljen ta japim prapë nesër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu