I vodhi celularin një turisti italian në “Banjat e Bënjës”, arrestohet 33 vjeçari nga Përmeti (EMRI)

0

Në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës” në Përmet një shtetasi italian i është vjedhur një portofol.

Menjëherë pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë në Përmet, shërbimet policore u vunë në kërkim të autorit të dyshuar të vjedhjes së portofolit të turistit italian. Pas veprimit të shërbimeve policore u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vjedhjes.

Në prangat e policisë ka rënë Ervis Qorri, 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi:

E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu